Telefonat inteligjent /smart phones, aparatet që kombinojnë kapacitetet e telefonave celularë me ato të një pajisje personale dixhitale (PDA) ose edhe një kompjuteri portativ (laptop), mund të bëhen objekt i programeve keqdashëse/viruseve kompjuterike. Për të përdorur në mënyrë të sigurtë këto aparate, rekomandohet që ju të merrni masa parandaluese të ngjashme me ato që përdorni për kompjuterat tuaj personal. Instalimi i programeve keqdashëse në aparatin tuaj celular, mund të:
– “rrisin/fryjnë” faturën tuaj mujore, p.sh., duke dërguar një mori mesazhesh;
– shkatërrojnë ose vjedhin informacion personal;
– mbingarkojnë lidhjen tuaj me rrjetin.
Përdorimi i sigurt i Bluetooth-it: Bluetooth është një teknologji që mundëson komunikimin wireless dhe shkëmbimin e të dhënave nëpërmjet pajisjeve që ndodhet brenda një distance të shkurtër. Opsioni Bluetooth përdoret për të transmetuar viruse nëpërmjet aparatëve celularë. Përdoreni opsionin Bluetooth në mënyrë të atillë që aparati juaj të mos jetë i “dukshëm” nga të tjerët. Nëse celulari juaj është i dukshëm, ekziston rreziku që ai të marrë viruse nga pajisjet pranë tij. Duhet të tregoheni të kujdesshëm kur instaloni programe apo skedarë të marra nëpërmjet Bluetooth-it. Nëse pajisja juaj ju kërkon të instaloni një program të panjohur, ju duhet ta shmangni atë.
Pajisjet/produktet që mund të marin virus nëpërmjet përdorimit të Bluetooth:
– të gjitha telefonat/ tabletat apo pajisjet me sistem android të cilat nuk përdorin protokollin “Bluetooth Low Energy”
– të gjitha pajisjet Linux nga versioni 3.3-rc 1 (Remote Code Execution)
– të gjitha pajisjet iPhone, iPad dhe iPod Touch me iOS 9.3.5 dhe më poshtë
– të gjitha pajisjet Apple TV me version 7.2.2 dhe më poshtë
Rekomandime:
– përditësoni të gjitha pajisjet Bluetooth
-çaktivizoni Bluetooth, nëse nuk disponon përditësime
– klikoni më poshtë për udhëzime të detajuara mbi përditësimin e pajisjes tuaj:
Aksesi i Kontrolluar në Aparatin tuaj: vendosni të zbatoni një formë të kontrollit të aksesit në aparatin tuaj, si p.sh., përdorimi i një kodi personal (PIN),një fjalëkalim ose një formë kyçje. Kodi personal PIN (Numri Personal i Identifikimit) është një numër që duhet të aplikohet për të patur akses në aparatin tuaj. Fjalëkalimi për aparatet celulare vepron në të njëjtën mënyrë si fjalëkalimi në kompjuterit tuaj ose në llogarinë tuaj personale online . Një fjalëkalim i fortë ofron siguri më të madhe sesa fjalëkalimi me numër personal identifikimi/ PIN. Forma e kyçjes së aparatit është një formë personale që ju vizatoni në ekranin e aparatit tuaj për ta aktivizuar atë. Zgjidhni opsionin e konfigurimeve të aparatit tuaj, në mënyrë që të mos e shfaqë fjalëkalimin ndërsa e shkruani atë. Merrni seriozisht në konsideratë aktivizimin e opsionit të fshirjes së përmbajtjes së aparatit, në rastet e dështimit të aktivizimit pas disa përpjekjeve, në mënyrë që të mbroni të dhënat tuaja nëse aparati juaj vidhet. Megjithatë, nëse aktivizoni opsionin e fshirjes së përmbajtjes së aparatit, kushtojini vëmendje të veçantë edhe kuriozitetit të fëmijëve. Në çdo rast, sigurohuni se keni kopje rezervë të përmbajtjeve të aparatit tuaj celular.
Gjurmimi në Distancë & Fshirja: Pjesa më e madhe e aparateve celulare kanë aplikacione specifike që mund të lokalizojnë aparatin në distancë, dhe të aktivizojnë gjithashtu në distancë fshirjen e të dhënave.Ndoshta mund t’ju nevojitet që të instaloni një aplikacion të tillë ose ta kativizoni atë, ndërsa akoma jeni në zotërim të aparatit tuaj. Aparatet iPhone dhe iPad ofrojnë një aplikacion të njohur si “Find My iPhone” (Gjej telefonin tim) i cili aktivizohet përmes një llogarie Identifikimi nga fabrikuesi (Apple ID). Aparatet celulare Blackberry duhet të regjistrohen në servera të dedikuar kompjuterik (BES – Blackberry Enterprise Server) ose në aplikacione të ngjashme në mënrë që të aktivizojnë fshirjen e të dhënave përmes aksesit në distancë. Aparatet celulare me sistem operativ Android, duhet të instalojnë aplikacione të veçanta për të aktivizuar zbulimin (gjetjen) dhe fshirjen e të dhënave në distancë.
Enkriptimi: Nëse dikush ka akses fizik në pajisjen tuaj, ata ka të ngjarë të përdorin teknologji të avancuara që kalojnë fjalëkalimet dhe kodet tuaja PIN me qëllim pasjen e aksesit në të dhënat e pajisjes. Enkriptimi mbron të dhënat tuaja nga këto sulme të avancuara. Disa pajisje përdorin enkriptimin e vendosur nga prodhuesi, ndërkohë që të tjerat duhet të aktivizohen nga përdoruesi ose të instalojnë një program enkriptimi. Pajisjet iPhone dhe iPad ofrojnë enkriptim të instaluar (në sistem), i cili aktivizohet automatikisht. Pajisjet me sistemin operativ Android OS kanë enkriptim të inkorporuar që mund të aktivizohet në Menunë e Opsioneve të Sigurisë.
Ruajtja e kopjeve rezervë (backup): Opsioni i ruajtjes së kopjeve rezervë në pajisjen tuaj, ofron mundësinë e rikuperimit të të dhënave në mënyrë të menjëherëshme në rast se ju humb apo ju vjedhin pajisjen. Kopjet rezervë duhet të krijohen rregullisht, dhe kjo mund të realizohet përmes mënyrave në vijim: nëpërmjet lidhjes direkte me kompjuterin. Shërbimit iCloud, i cili ofrohet pa pagesë përdoruesve të pajisjeve iPhone, iPad dhe iPod, dhe përdoruesi mund të zgjedhë të ruajë kontaktet, email-in, kalendarin, fotografitë, muzikën dhe skedarët e tjetër në një llogari iCloud. Shërbimin pa pagesë, Google Cloud për pajisjet e sistemit operativ Android, i cili ofron opsione të ngjashme me shërbimin iCloud. Siguria e pajisjeve të ndërlidhura: Të gjitha pajisjet që lidhen me pajisjen tuaj duhet të mbrohen me programe për mbrojtjen nga viruset. Programet e dëmshme mund të transferohen në një aparat celular nga kompjuteri juaj.
Mbrojtja nga Email-et / MMS-te: Posta elektronike e marrë në pajisjet celulare (e-mail, MMS), duhet të trajtohet në të njëjtën mënyrë si në rastin kur e merrni në kompjuterin tuaj. Nëse një mesazh duket i çuditshëm ose nuk e njihni dërguesin e tij, mos e hapni atë. Shkarkimi i skedarëve nga Interneti: Shmangni shkarkimin e materialeve në pajisjen tuaj nga burime të panjohura apo të pasigurta. Instalimi i një programi anti-virus: Ekzistojnë disa lloj programesh anti-virus me qëllim mbrojtjen e aparatëve celularë inteligjentë nga programet e dëmshme. Shumica e pajisjeve e kanë të instaluar paraprakisht një anti-virus, i cili duhet të aktivizohet.