Pyetje te shpeshta per ( Jashte Kufirit/Roaming )

Si mund ta përdor internetin kur jam jashtë vendit?

Nëse jeni abonent me parapagesë, ju mjafton të keni të aktivizuar Internetin në kartë dhe në telefon.

Nëse jeni abonent me kontratë, fillimisht duhet të aktivizoni shërbimin Internet për Roaming.
Në rast se nuk e keni, duhet të paraqiteni pranë një dyqani Telekom ose të kontaktoni me një nga përfaqësuesit tanë të shitjeve për të kërkuar aktivizimin e këtij shërbimi.
Pasi bëhet aktivizimi i shërbimit ju  mund ta përdorni atë njësoj si në Shqipëri, por duke zgjedhur më parë operatorin me të cilin Telekom ka bashkëpunim në Roaming për Internet.

Si mund të përdor shërbimin Telekom Travel?

Me Telekom Travel, për çdo telefonatë që kryeni drejt Shqipërisë apo vendit ku ndodheni, ju do të tarifoheni njësoj sikur të ishit në Shqipëri plus tarifën fikse përkatëse.
Për çdo telefonatë që ju do të merrni, do të tarifoheni vetëm me tarifë fikse.
Telekom Traveller është i vlefshem në 34 vendet më të vizituara nga shqiptarët.

Aktivizimi i shërbimit është FALAS dhe mund të kryhet:

Duke kontaktuar Falas ne numrin 142.
Nëpërmjet Easy Menu ( #100#)
Ose duke dërguar SMS me tekst Tel në numrin 142

Abonentët me kontratë duhet të kenë aktivizuar më parë shërbimin Roaming. Ky aktivizim mund të kryhet në çdo dyqan Telekom në mbarë vendin. Për më shumë informacion dhe garancitë, abonentët me kontratë mund të telefonojnë Kujdesin Ndaj Klientit në numrin 144.

Si mund të përdor shërbimin "Travel & Surf"?

Sherbimi Travel & Surf, është i vlefshëm për abonentët me parapagesë dhe kontratë.

Aktivizimi i shërbimit kryhet:

  • Duke kontaktuar Falas në numrin 142,
  • Nëpërmjet Easy Menu ( #100# ),
  • Duke dërguar SMS tek 55558 me tekst D (për aktivizimin e paketës Travel & Surf Ditore), J (për aktivizimin e paketës Travel & Surf Javore).

Paketa Mujore aktivizohet vetëm me kërkesën tuaj në çdo dyqan Telekom.

Për më shumë informacion mbi këtë shërbim, ju lutemi klikoni me poshtë:

Klientë me parapagesë

Klientë me kontratë

Shënim: Abonentët me kontratë duhet të kenë aktivizuar më parë shërbimin Roaming. Ky aktivizim mund të kryhet në çdo dyqan Telekom në mbarë vendin. Për më shumë informacion dhe garancitë, abonentët me kontratë mund të telefonojnë Kujdesin Ndaj Klientit në numrin 144.

Në cilat shtete mund ta përdor shërbimin "Telekom Travel"?

Shërbimi “Telekom Travel”, ofrohet në këto zona dhe shtete:

Për klientët me parapagesë:

Zona 1: (Operatori(ët)/Shteti): Telekom. De, o2-de, E-Plus/Gjermani, GR Cosmote/Greqi, T-Mobile/SHBA, EE, 3 UK, O2-UK,/ Britania e Madhe, TelenMN, Telekom ME/Mali i Zi, Croatian Tel, Tele2 HR/Kroaci, T-Mobile MK/FYROM, NL KPN, O2 Holl, T-Mobile NL/Hollandë, PLUS, T-Mobile PL/Poloni, T-Mobile, 3 AU, T-Mobile A- A03/Austri, Telekom, O2 SK/Sllovaki, T-Mobile, Telefon, T-Mobile CZ/Çeki, Telekom.ro/Rumani, T-Mob H/Hungari.

Zona 2: (Operatori(ët)/Shteti): Vala/Kosovë, 3 ITA, TIM, Wind/Itali, TCELL/Turqi, Orange F, SFR/Francë, BASE/Belgjikë, Telefonica, Orange, Movistar, YOIGO/Spanjë, Hutchis, O2 IRL/Irlandë, Telenor, MTS/Serbi, Mobitel/Slloveni, Salt,Sunrise/Zvicër, NOS/Portugali, Beeline/Ukrainë, EMT, *Tele 2 EE/Estoni, Omnitel, Tele2/Lituani, Telenor BG /Bullgari.

Për klientët me kontratë:

Zona 2: (Operatori(ët)/Shteti): Vala/Kosovë, 3 ITA, TIM, Wind/Itali, TCELL/Turqi, Orange F, SFR/Francë, BASE/Belgjikë, Telefonica, Orange, Movistar, YOIGO/Spanjë, Hutchis, O2 IRL/Irlandë, Telenor, MTS/Serbi, Mobitel/Slloveni, Salt,Sunrise/Zvicër, NOS/Portugali, Beeline/Ukrainë, Beeline/Rusi, EMT, *Tele 2 EE/Estoni, Omnitel, Tele2/Lituani, 3 DK, *Telia DK /Danimarkë, *FI Sonera/Finlandë, 3 SE, Tele2, * Telia S/Suedi, *Telia, Mobile N/Norvegji, Telenor BG /Bullgari, BH Mobile, HT HR/Bosnje Herzegovina, GCELL/Gjeorgji, LMT,Tele2/Letoni.

*Shënim: Në rrjetet Telia, në shtetet Norvegji, Suedi, Finland, Danimarkë, shërbimi Roaming me parapagesë është i vlefshëm për shërbimin data dhe thirrje hyrëse.

Në cilat shtete mund ta përdor shërbimin "Travel & Surf"?

Shërbimi “Travel & Surf”, ofrohet në këto zona dhe shtete:

Për klientët me parapagesë:

Zona 1: (Operatori(ët)/Shteti): Telekom. De, o2-de, E-Plus/Gjermani, GR Cosmote/Greqi, T-Mobile/SHBA, EE, 3 UK, O2-UK,/ Britania e Madhe, TelenMN, Telekom ME/Mali i Zi, Croatian Tel, Tele2 HR/Kroaci, T-Mobile MK/FYROM, NL KPN, O2 Holl, T-Mobile NL/Hollandë, PLUS, T-Mobile PL/Poloni, T-Mobile, 3 AU, T-Mobile A- A03/Austri, Telekom, O2 SK/Sllovaki, T-Mobile, Telefon, T-Mobile CZ/Çeki, Telekom.ro/Rumani, T-Mob H/Hungari.

Zona 2: (Operatori(ët)/Shteti): Vala/Kosovë, 3 ITA, TIM, Wind/Itali, TCELL/Turqi, Orange F, SFR/Francë, BASE/Belgjikë, Telefonica, Orange, Movistar, YOIGO/Spanjë, Hutchis, O2 IRL/Irlandë, Telenor, MTS/Serbi, Mobitel/Slloveni, Salt,Sunrise/Zvicër, NOS/Portugali, Beeline/Ukrainë, EMT, *Tele 2 EE/Estoni, Omnitel, Tele2/Lituani, Telenor BG /Bullgari.

Për klientët me kontratë:

Operatori(ët)/Shteti: Telekom. De, o2-de, E-Plus/Gjermani, GR Cosmote/Greqi, T-Mobile/SHBA, EE, 3 UK, O2-UK,/ Britania e Madhe, TelenMN, Telekom ME/Mali i Zi, Croatian Tel, Tele2 HR/Kroaci, T-Mobile MK/FYROM, NL KPN, O2 Holl, T-Mobile NL/Hollandë, PLUS, T-Mobile PL/Poloni, T-Mobile, 3 AU, T-Mobile A- A03/Austri, Telekom, O2 SK/Sllovaki, T-Mobile, Telefon, T-Mobile CZ/Çeki, Telekom.ro/Rumani, T-Mob H/Hungari, Vala/Kosovë, 3 ITA, TIM, Wind/Itali, TCELL/Turqi, Orange F, SFR/Francë, BASE/Belgjikë, Telefonica, Orange, Movistar, YOIGO/Spanjë, Hutchis, O2 IRL/Irlandë, Telenor, MTS/Serbi, Mobitel/Slloveni, Salt,Sunrise/Zvicër, NOS/Portugali, Beeline/Ukrainë, Beeline/Rusi, EMT, *Tele 2 EE/Estoni, Omnitel, Tele2/Lituani, 3 DK, *Telia DK /Danimarkë, *FI Sonera/Finlandë, 3 SE, Tele2, * Telia S/Suedi, *Telia, Mobile N/Norvegji, Telenor BG /Bullgari, BH Mobile, HT HR/Bosnje Herzegovina, GCELL/Gjeorgji, LMT,Tele2/Letoni.

*Shënim: Në rrjetet Telia, në shtetet Norvegji, Suedi, Finland, Danimarkë, shërbimi Roaming me parapagesë është i vlefshëm për shërbimin data dhe thirrje hyrëse.

Si mund të kryej një rimbushje karte gjatë kohës që jam jashtë vendit?

Ju mund të rimbushni kartën tuaj nëpërmjet faqes tonë zyrtare www.telekom.com.al ose, nëse dispononi një kartë rimbushëse, duke kontaktuar me numrin 141 dhe të ndiqni udhëzimet që ju jepen.

Gjithashtu, dikush tjetër mund të kryejë një rimbushje për numrin tuaj duke u paraqitur pranë një dyqani Telekom.

Si mund të kryej telefonata kur jam jashtë vendit?

Nëse jeni abonent Individual i ri, duhet te paraqiteni pranë një dyqani Telekom, të plotësoni formularin përkatës si edhe të lini garancinë e nevojshme për këtë shërbim. Nëse jeni abonent Individual prej më shumë se 6-muaj, nuk ju nevojitet lënia e garancisë pasi ky shërbim do t’ju ofrohet Falas.

Për abonentët Biznes, administratori i kompanisë, duhet të dërgoj kërkesën për aktivizimin e këtij shërbimi me e-mail në adresën: business_customer@telekom.com.al ose tek përfaqesuesi/agjenti përkatës.