Kush jemi

Ne jemi Kompania INTERCOM

..dhe perfaqësojmë Gjeneratën e Re të Telekomunikacionit. Stafi jonë i talentuar i shërben me përkushtim qindra abonentëve çdo ditë të çdo muaji. Ne përfaqësojmë dixhitalizimin duke fuqizuar njerëzit, kompanitë dhe shoqëritë që të qëndrojnë në kontakt me gjithçka që ka rëndësi për ta. Ne jemi të vendosur që të kontribuojmë cilësisht për të sjellë botën edhe më pranë klientëve tanë.

18 vite Eksperience

 

INTERCOM u krijua në muajin Shkurt të vitit 2001 nga Z.Dimitris Plomaritis dhe Znj.Kristina Papa, të cilët vinin nga eksperienca pune të mëdha dhe i përdorën ato në shërbim të kompanisë që krijuan dhe të stafit të tyre.
Fillimisht tregu i asaj kohe udhëzonte që kompania të zgjerohej në Tiranë ku u hapën disa dyqane të branduara dhe të investuara nga kompania Intercom me fokus në pikat kyçe dhe kryesore të Tiranës, pa lënë pas lagjet periferike të saj. Më pas, me zgjerimin e tregut Intercom investoi me dyqane edhe nëpër rrethe të mëdha dhe të vogla, në qytete si Maqellara, Burreli, Lezha, Laçi, Kruja, Kavaja, Peqini, Roskoveci, Vlora, Tepelena, Korca, Bilishti dhe në të gjitha rrethinat e tyre.
Intercom ka bërë investime të shumta për modelimin e dyqaneve dhe gjithashtu sëfundi me ndërrimin e brandit nga Albanian Mobile Communications (AMC) në Telekom Albania sipas projektit të Deutsche Telekom.

Mbi 75 punonjës

 

Në kompaninë Intercom janë të punësuar 75 punonjës me nje moshë mesatare prej 30 vjeç.

Kompania Intercom ka invenstuar në trajnimin e tyre me anë të një grup trajnuesish të talentuar të cilët kanë punuar me përkushtim që stafi dhe skuadra jonë e madhe të jetë sa më cilësore dhe e dobishme për të përballuar risit që sjell tregu dhe teknologjia.

Eksperienca e gjatë në tregun Shqiptar, me skuadrën tonë të kualifikuar dhe me dyqanet tona bashkëkohore, na bëjnë ndër më konkuruesit në tregun e telekomunikacionit.

Tashmë INTERCOM është identifikuar në tregun e shërbimeve të telefonisë celulare si një kompani e përkushtuar drejt profesionalizmit, ndaj klientëve, shërbimeve cilësore dhe standarteve të larta sepse ne dimë të mirëpresim, ne dimë të buzëqeshim dhe ti japim abonentëve tanë siguri maksimale. Prandaj të gjithë na besojnë.

TË SHESËSH ËSHTË ART

Në 18 vjet ne bëmë histori sepse na udhëhoqi thjeshtësia dhe sinqeriteti të cilat janë çelësi i suksesit tonë.

“TI MUND TË BËSH ATË QË NUK BËJ DOT UNË. UNË MUND TË BËJ ATË QË NUK BËN DOT TI. SËBASHKU MUND TË BËJMË GJËRA TË MËDHA”

NËNË TEREZA